Si të përktheni Gambas projekt
1. Shënoni të gjithë vargjet që duhet të përkthehen
Sipas parazgjedhjes:
- Vetia e tekstit të kontrollave përkthehet.
- Vargjet e kodeve nuk përkthehen.
Për të zgjedhur një varg për përkthim, duhet ta rrethoni atë me kllapa:
Example
PRINT "Ky varg do të përkthehet"
PRINT ("Ky varg!")
Vargjet që do të përkthehen janë zakonisht tekste të cilat përdoruesi do t'i lexoj.
 |
Kujdes mos i bashkoni vargjet e përkthyera, sepse radhitja e fjalëve ndryshon me gjuhën. Pvrdorni instruksionin Subst() në vend të kësaj.
|
2. Bëni përkthimin
Për të bërë përkthimin në gjuhën tuaj, shtypni
translate... në menynë
Project.
 |
Nëse IDE ankohet për msgmerge, kontrolloni nëse i keni të instaluara në kompjuterin tuaj GNU gettext tools.
|
Mandej, zgjidhni gjuhën e përkthimit në listën në të majtë.
Nëse përkthimi nuk është i paraqitur në listë në të majtë, shtypni në butonin
New dhe zgjidhni përkthim të ri.
 |
Nëse duhet të përktheni në gjuhë gjuhv e cila nuk egziston në ../../comp/gb.form/dialog/ new translation, më shkruani dhe do ta shtoj atë.
|
Përzgjidhni një varg të papërkthyer në tabelë.
Mandej futni përkthimin e tij në kutinë e tekstit në fund të
../../comp/gb.form/dialog.
 |
Mund të vëreni se një varg nuk duhet të përkthehet duke futur karakter të vetëm minus në vend të vargut të përkthyer.
|
Përsërisni këtë proces derisa cdo varg është përkthyer. Kur të keni mbaruar shtypni butonin /Close.
 |
Ju mund të përktheni projektin në disa sekuenca.
|
Mund të luani me ikonat e kutisë së veglave.
Nga e majta në të djathtë, këto ikona ju lejojnë:
- Pastroni vargun aktual të përkthyer.
- Shënosh një varg si të papërkthyeshëm.
- Kopjoni vargun e papërkthyer në atë të përkthyer.
- Verifikoni përkthimin aktual, duke kontrolluar se cdo karakter simbol është i ruajtur.
- Gjeni vargjun tjetër të papvrkthyer.
- Gjeni vargun e mëparshëm të papërkthyer.
- Kerkoni tekst brenda vargjeve për të përkthyer ose në vargjet e përkthyera.
Ka edhe butona tjerë për funskione në kutinë dialog:
Nga e majta në të djathtë, këto butona ju lejojnë:
- Ndërfutni përkthim të ri në listë e gjuhëve në të majtë.
- Ringarkoni përkthimin aktual. Të gjitha ndryshimet humben.
- Fshij përkthimin aktual.
- Importo dhe shkrij skedarin e përkthimit në atë aktual.
- Eksporto përkthimin aktual në një skedar.
 |
Përkthimet ruhen automatikisht kur ndërroni gjuhën aktuale ose kur e mbyllni dritaren dialog për përkthim.
|
Rezultati i përkthimit tuaj ruhet në skedarin
*.po e ruajtur në direktoriumin .lang të projektit. Emri i skedarit mvaret nga gjuha. Për shembull, përkthimi në gjuhë frenge është i emëruar
fr.po.
 |
Cdo herë që bëni version të ri të projektit tuaj, vargjet e papërkthyera mund të ndyshojnë, Por mos u merakosni, vargjet tuaja të përkthyera janë të mbrojtura.
- Nëse një varg i papërkthyer humbet, përkthimi humbet me të.
- Nëse një varg i ri shtohet, merr përkthim bosh.
- Të gjithë vargjet tjera të papërkthyera mbajnë përkthimin e tyre.
|