Home > wiki 
 en fr de es it nl pl pt pt_BR mk ca hu cs tr ar fa id vi ko ja ru zh zh_TW eo
Previous  Next  Edit  Rename  Undo  Refresh  Search  Administration  
Documentation
History
 
Warning! This page is not up to date.  See english version 
Wiki Doracaku

Përmbledhje

Ky wiki përbëhet prej faqeve, dhe secila prej tyre përmban:

Shtegu në mënyrë të vetme e identifikon faqen, dhe e definon URL-në për qasje. Për shembull, një faqe me shteg /lang/open qaset me URL-në http://gambasdoc.org/help/lang/open .

Përmbajtja e faqes duhet t'a ndjekë sintaksën e përshkruar në kapitullin e më poshtëm 'Wiki sintaksa'.

Titulli përdoret për ta parqitur lidhjen deri te faqeja, dhe nuk e ndjek sintaksën e mëparshme. Shfaqet 'ashtu siç është'.

Kur ka një lidhje deri te një faqe që nuk ekziston, teksti i lidhjes është shtegu i asaj faqeje, i shfaqur i pjerrët.

Rregullat e shtegut

Shtegu i faqes teoretikishtë është i lirë, por duhet t'i ndjekë rregullat e mëposhtme:

Si të redaktohet një faqe ekzistuese

Kliko në lidhjen 'Edit' në krye të faqes.

Një kuti ../comp/gb.form/dialog parqitet në të cilën duhet të shënoni login dhe fjalëkalimin tuaj. Kjo kuti dialogu paraqitet vetëm një herë për çdo sesion.

Atëhere mundeni t'a redaktoni faqen dhe titullin duke ndjekur 'Wiki sintaksën'. Mos e ndryshoni titullin e Klasë, Metoda, Ngjarje ose të faqeve të pandryshueshme pasi ato krijohen në mënyre automatike.

Mundeni ta ruani përmbajtej origjinale të dritares së redaktimit në një redaktor si Notepad duke bërë 'prit dhe ngjit'.

Pas redaktimit, klikoni në butonin 'Save' për të përditësuar faqen.

Si të krijoni një faqe të re

Shënoni një URL të një faqeje të re në shfletuesin tuaj. Wiki do të ju lajmërojë se faqeja nuk ekziston, dhe do të shfaqë lidhjen 'Create' në krye të faqes.

Klikoni në lidhjen 'Create'.

Si të hiqet një faqe

Redaktoni faqen që doni të hiqet, dhe hiqeni titullin dhe përmbajtjen e faqes.

Si të përktheni një faqe në gjuhën tuaj

Redaktoni faqen, por kontrolloni nësë për momentin jeni në faqen e gjuhës së duhur, këtë mund t'a bëni duke shiquar flamurin e vogël që gjendet në krye të faqes në anë të majtë.

Në rast se flamuri për gjuhën tuaj nuk ekziston, më njoftoni dhe unë do ta krijoj.

Përktheni vetëm titujt dhe pëpmbajtjet e faqes. Mos përktheni lidhjet dhe emrat e faqeve!

Si t'i përktheni wiki shprehjet e paradefinuara

Wiki shprehjet e paradefinuara, dmth. gjithçka që nuk është titull ose përmbajtje e faqes, gjendet në   CGI skriptën e përkthimit që e menaxhon këtë wiki.

Burimi i këtij projekti gjendet në arkivën e burimit Gambas , me IDE-në dhe bazën e të dhënave Përbërës. Emri është 'doc.cgi'. Përktheni si çdo projekt tjetër.

Faqet e imazheve

Ju mund të ngarkoni imazhe në wiki. Imazhet janë faqe të cilët në pjesën e fundit të shtegut dmth. emri i shtegut, fillon me dypikësh.

Për shembull, /control/:combobox është një imazh që paraqet një kontrollë combo kuti.

Për të vemndosur një imazh brenda një faqeje të rregullt, krijoni një lidhje deri te: [/control/:combobox].

Lidhjet simbolike

Faqet titulli i të cilëve fillon me karakterin '@' janë në fakt lidhje deri te faqet tjera. Shtegu i faqes që lidhet saktësohet vetëm pas karakterit '@' .

Për shembull, faqeja /cat/methoddecl është në fakt lidhje deri te faqeja /lang/methoddecl ,  dhe titulli i faqes /cat/methoddecl është @/lang/methoddecl.

Wiki sintaksa

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e sintaksës që duhet t'a përdorni për të shkruar artikuj në këtë wiki.

Karakterat e formatimit

Sintaksa Përshkrimi Rezultati
*I trashësuar* Trashëso tekstin. I trashësuar
/I pjerrët/ Teksti i pjerrët. I pjerrët
=Maqinë shkrimi= Përdor font jopërpjesëtimor. Maqinë shkrimi
_Nënvizo_ Nënvizon tekstin. Nënvizo

Në rast se nji karakter i paraprin një hapësire boshe, nuk mund të përdoret si fillim i një karakteri për formatim. Në rast se karakterit i paraprin hapësirë boshe, nuk mund përdoret si karakter përfundues.

/ *Gambas* =Already= _Means_ BASIC! /

paraqet

/ Gambas Already Means BASIC! /

dhe jo

Gambas Already Means BASIC!

HTML shënimi ruhet, dhe nuk interpretohet nga wiki.

Ne rast se shkruani... Do fitoni...
M<sup>rs</sup> <font color="red">Pierce</font> Mrs Pierce

Në rast se doni të përdorni karakterë special, ose nuk doni të shënoni HTML shënime, paraprini ato me karakterin vizë e pjerrët majtas '\'.

Ne rast se shkruani... Do fitoni...
\*I trashësuar\* *I trashësuar*
Don't do \<\<that>>! Don't do <<that>>!

Tituj, paragrafë dhe linja

Të kapërceni një linjë në rezultatin final, dmth. të filloni paragraf të ri, duhet të vendosni një linjë të re.

Shembull
Ne rast se shkruani... Do fitoni...
Gambas Already
Means BASIC!
Gambas Already Means BASIC!
Gambas Already

Means BASIC!
Gambas Already

Means BASIC!

Në rast se përfundoni një linjë me karakterin nënvizë, atëherë ndërprerje e reshtit paraqitet.

Shembull
Ne rast se shkruani... Do fitoni...
Gambas Already_
Means BASIC!
Gambas Already
Means BASIC!

Karakterat e mëposhtëm mund ti përdorni vetëm në fillim të linjës.

Sintaksa Përshkrimi Rezultati
+Titulli
Paraqit titull të zmadhuar.

Titull

++Titull
Paraqit titull të zvogëluar.

Titull

+++Titull
Dhe kështu me rradhë...

Titull

++++Titull
 
Titull
-- Vijë horizontale
==
<u>This is *verbatim* text</u>
==
Verbatim text. Vëreni qëHTML shënimi interpretohet.
This is *verbatim* text

Tabelat

Karakterat e mëposhtëm mund t'i përdorni vetëm në fillim të linjës.

Sintaksa Përshkrimi
[[ Nis a tabelë.
]] Përfundon tabelë.
][ Ndan dy reshta.
- Ndan dy kolona.

Reshti i parë është gjithmonë koka e tabelës. Në rast se reshti i parë mungon, atëherë nuk paraqitet fare koka e tabelës.

Shembull
Ne rast se shkruani... Do fitoni... Ne rast se shkruani... Do fitoni...
[[
Titull 1
-
Titull 2
-
Titull 3r
][
1
-
2
-
3
][
4
-
5
-
6
]]
Titull 1 titull 2 Titull 3
1 2 3
4 5 6
[[
][
1
-
2
-
3
][
4
-
5
-
6
]]
1 2 3
4 5 6

Lidhjet

Ky wiki ka mundësi për vetë lidhje. Mënura e vetme për t'a paaftësuar është karakteri viza e pjerrët majtas!

Sintaksa Përshkrimi Rezultati
[/lang/arithop] Lidhja për temë Operatorët aritmetikë
[http://gambas.sourceforge.net|Gambas web site] Lidhja për çfardo URL Gambas web site
What is ASCII ? Vetë lidhje What is ASCII ?
What is \ASCII ? Si të paaftësohet vetëlidhja What is ASCII ?

Në rast se tituli i faqes fillon me '@' , atëherë konsiderohet si lidhje simbolike për faqen konkrete shtegu i së ciliës jepet në vazhdim të titullit. Redaktoni këtë page për të kuptuar.

Seksionet e veçanta

Një seksion fillon me linjë e cila fillon me karakterin '{' , dhe përfundon me linjë e cila fillon me karakterin '}' .

Seksionet mund të nënthuren.

Në rast se shkruani... Do fitoni...
{syntax
Kjo është sintaksa e funksionit
}
Kjo është sintaksa e funksionit

{example
Shembull
}

Example

Shembull
{seealso
Shiqoni gjithashtu edhe funksionet...
}

See also

Shiqoni gjithashtu edhe funksionet...
{box
Një kuti
}
Një kuti
{warning
Paralajmërim!
}
Paralajmërim!
{info
Vëreni këtë shënim.
}
Vëreni këtë shënim.
{vb
Visual Basic-u nuk punon si Gambas-i.
}
Visual Basic-u nuk punon si Gambas.
{tip
Ndihmesë.
}
Ndihmesë.

Komandat e veçanta

Komandë e veçantë rshtë një linjë e cila fillon me karakterin '@' .

Komandat e veçanta Përshkrim
@components Ndërfut listën e të gjitha përbërësve.
@classes Ndërfut listën e të gjitha klasave të Përbërës së zgjedhur.
@symbols Ndërfut listën e të gjitha simboleve të Klasë së zgjedhur.
@index /root/index/path Krijon indeks të të gjitha faqeve të shtegut të përcaktuar rënjë. Vetëm faqet e nvelit të parë indeksohen.